Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina ka mbërritur në Gjakovë, pas lirimit të tij në mbrëmje nga autoritetet e Maqedonisë.
Ai u la i lirë rreth orës 17.00 nga Shutka, dhe se me stafin e ambasadës së Kosovës në Shkup ka udhëtuar drejt pikës kufitare të Hanit të Elezit.
Pas daljes ka thënë se arrestimi i tij nuk është dashur të ndodhte nga autoritetet e Maqedonisë.
“Serbia ka vdekë, nuk është dasht me ndodh arrestimi im”, ka thënë Morina sapo ka dalë nga burgu.
Ish luftëtari i lirisë u ndalua në Bllacë, javë më parë, nga autoritetet maqedonase pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia. Serbia në anën tjetër kërkonte ekstradimin e tij për të gjykuar atje./zhurnal
Ra nga kati i parë i shtëpisë, ndërron jetë në QKUK një grua...
Dërgohet pa shenja jete një 44-vjeçare në urgjencën e Poduje...
Mashtrim online në disa shtete, arrestohen dy persona në Pri...
Përleshje me thikë në Prishtinë, tre persona në mbajtje
Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri: T...
8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vak...