Liverpooli ka fituar trofeun e UEFA Superkupës në Stamboll duke mposhtur me anë të penaltive rivalin anglez Chelsea.
Kampioni në fuqi i Evropës ka siguruar fitore me rezultat 7 me 6 pas barazimit 2 me 2 pas vazhdimeve në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në stadiumin “Vodafone Park”, shkruan portali arbresh.info.
“Blutë” zhbllokuan shifrat duke shënuar bukur me anë të sulmuesit francez Oliver Giroud në minutën e 36′, por Liverpooli u përgjigj menjëherë duke barazuar gjithçka qysh në fillim të pjesës së dytë.
Me inkuadrimin e Roberto Firminos, i cili krijoi asistim menjëherë, Sadio Mane gjeti rrjetën duke shënuar për 1 me 1.
Pedro Rodrigues dhe Van Dijk goditën shtyllat gjatë këtij fraksioni, por koha e rregullt e ndeshjes u mbyllë me rezultat të barabartë 1 me 1 duke bërë që finalja e UEFA Superkupës të shkojë në vazhdime.
Ishte sërish Firmino që krijoi një asistim të bukur te Mane duke përmbysur rezultatin për 2 me 1 në minutën e 96′ para se gjiganti londinez të fitonte goditje nga pika e bardhë.
Jorginho u tregua i saktë duke barazuar gjithçka për 2 me 2.
Pjesa e dytë e vazhdimeve nuk solli gola dhe kështu ndeshje u vendos me anë të penaltive.
Xherdan Shaqiri ishte në dispozicion nga bankina, por Jurgen Klopp zgjodhi për të mos shfrytëzuar futbollistin kosovar./arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...