Në kryeqytetin danez, Kopenhagë sot (e mërkurë) është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit Konsullata e Kosovës, ku edhe është dëmtuar stema e Republikës.
Bëhet e ditur se akti vandal është kryer nga serbë që jetojnë në Danimarkë, shkruan portali arbresh.info.
Lidhur me këtë rast ka reaguar zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i jashtëm në largim Behgjet Pacolli.
Ai ka dënuar këtë akt, siç e quan ai qyqar e që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore”, thuhet në shkrimin e tij.
Mes tjerash Pacolli ka thënë se sulmet e vazhdueshme të serbëve ndaj ambienteve diplomatiket të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së Serbisë.
“Kemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës. E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, përfundon kryediplomati./arbresh.info/
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...