Gjatë muajit gusht, Prizreni është i mbipopulluar nga vizitorët. Në këtë qytet të vjetër, gjithçka historike gjendet përreth rrjedhës së ujit të shatërvanit.
Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Lumëbardhi i Prizrenit, Xhamia e Sinan Pashës, Kisha Ortodokse, Hamami i Prizrenit të gjitha në një vend janë pak metra larg njëra- tjetrës.

E për t’i parë të gjitha përnjëherësh nga një këndvështrim tjetër, turistët zgjedhin kërcimin me parashuta nga maja e Cvilenit me një lartësi prej 1.300 metrash.
“Për mua Prizreni është shumë i bukur, më është përshtatur mjaft shumë, prandaj dua ta shoh një herë nga lart. Më së shumti në Prizren më pëlqen kalaja, sepse aty bashkëshorti im më propozoi për martesë”, tha Mirjam Hajdaraj.
Të gjitha këto e bëjnë Prizrenin një ndër qytetet më të vizuara në Kosovë dhe jo vetëm nga turistë të rajonit por tërë bota.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...