Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka pasur në ndikim të madh në karrierën e tij.
Vetëm disa javë pasi trajneri Zidane i dha fund qëndrimit të tij në Bernabeu verën e kaluar, Ronaldo mori vendim për t’i dhënë fund kohës së tij te gjiganti spanjoll duke zgjedhur për t’iu bashkuar Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Zidane tani është kthyer te ‘Los Blancos’ dhe Ronaldo ka zbuluar “admirimin” e tij për francezin gjatë punës nën detyrën e tij nga viti 2016 deri më 2018.
34-vjeçari ka thënë në një intervistë për DAZN: “Zidane më ndihmoi shumë. Unë tashmë e respektojë atë për karrierën time, por puna me të më ka bërë për ta admiruar edhe më shumë për shkak të mënyrës se si është, mënyrës se si flet dhe për mënyrën se si më ka trajtuar mua”.
“Besimi që një lojtar ka nevojë nuk varet vetëm tek ai, por në njerëzit rreth tij, lojtarët tjerë dhe trajneri”
Dyshja kanë fituar së bashku tre trofe të Ligës së Kampionëve gjatë kohës te gjiganti spanjoll./arbresh.info/
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit