Në kushtet kur Evropa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që shkojnë nga minus tre gradë në zonat malore. Një person humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Që nga e shtuna, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.
Sipas faqes së lajmeve australiane “ABC,” reshjet e dëborës, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në disa vende. Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.
Resorti Bou Bou Mountain është plotësisht i ndërprerë nga dëbora, dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët, raporton KP. Shërbimi i Urgjencës deklaroi se kishte marrë 145 thirrje për ndihmë në të gjithë shtetin, ndërsa më shumë se gjysma e atyre thirrjeve lidheshin me pemët e thyera dhe bllokimin e rrugëve.
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...