Shala: Nisma mund të pësojë fiasko nëse bën koalicion me LDK’në

01:01 | 10 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka vlerësuar se partia e tij nuk duhet të hyjë në një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës apo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se partia që udhëhiqet nga Fatmir Limaj nuk duhet të bashkojë forcat “as me LDK’në, as me Vetëvendosjen, as me Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Me LDK’në asgjë nuk na lidh”, është shprehur ai. “Nuk i konvenon Nismës një koalicion me LDK’në”, ka deklaruar Shala.

Madje, ai ka paralajmëruar se Nisma “mund të pësojë fiasko nëse bën koalicion me LDK’në”.

Shpërndaje në rrjete sociale