Në bashkëpunim me Samsung, kompania kineze Xiaomi, do të punojë kamerën me 108 megapixel që do të vendoset në një telefon të ri.
Me anë të kësaj kamere, do të shkrepen fotografi që kanë rezolucion 12,032×9,024, mirëpo nuk janë bërë të ditura specifikat tjera.
“Shihemi më vonë” shkruan shkurt në një imazh të shpërndarë nga kompania, ku bëhen të ditura të dhënat ambicioze për këtë kamerë të re.
Duke pasur parasysh se kamerat e tanishme, që ndodhen në telefonat e zgjuar, kanë kapacitet prej rreth 48 megapixelëve, kjo kamerë duket se është tepër e fuqishme dhe në njëfarë formë e pamundur.
Kjo nuk është hera e parë, që Xiaomi provon kamera të fuqishme në telefona, pasi e ka testuar me sukses kamerën me 64 megapixel, që do të lansohet në fund të këtij viti si pjesë e një telefoni të ri shumë të mirë. /Telegrafi/

Shefi i ushtrisë izraelite shpall vijën e tërheqjes si ̵...
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...