Një person është arrestuar të martën në Pejë pasi dyshohet për organizim të skemës piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se veprimtaria ishte zhvilluar në lokalin e të dyshuarit, shkruan arbresh.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi dyshohet se në lokalin e tij kishte zhvilluar veprimtari të kundërligjshme”, thuhet në raport.
PK ka njoftuar gjithashtu se gjatë bastisjës janë konfiskuar para, letra e lista e borxhit.
“Gjatë bastisje në lokalin i janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale: para të gatshme, 1224 qipa, pesë palë letra, një fletore dhe një listë e borxhit”, thuhet gjithashtu në raportin e PK-së.
Policia e Kosovës ka njoftur gjithashtu se pas intervistimit nga prokurori i dyshuari është dërguar në mbatje ndërsa rasti është duke u hetuar./Arbresj.info/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi