33-vjeçari, Seth Megow u martua me gruan e tij qëkur ajo ishte vetëm 19 vjeç. Për disa vite ata ishin të lumtur dhe së bashku janë kujdesur për katër fëmijët.
Por, ai tregon se sjellja e gruas së tij ndryshoi pasi ajo ndryshoi fjalëkalimin e profilit të saj në Facebook.
‘’Daily Mail’’ shkruan se 33-vjeçari ka zbuluar se gruaja e tij fliste me burra të tjerë në ‘’Facebook’’ dhe se kishte një lidhje një vjeçare me një burrë, transmeton Observer.
Po ashtu ai ka thënë se gruaja e tij e mashtronte prej 10 vitesh dhe kishte gjetur të gjitha dëshmitë për këtë gjë, pasi gruaja e tij kishte harruar ‘’Facebook’’ hapur.
Ai thotë se mundi të kuptonte me të vërtetë se me kë ishte martuar se, pasi një nate që gruaja e tij harroi profilin e saj të ‘’Facebook’’ në kompjuterin e saj.
Gjithashtu ai ka thënë se gjithë kohës ai kishte menduar se gruaja e tij kishte ndryshuar sjellje vetëm për shkak të stresit që shkaktonte rritja e katër fëmijëve të tyre dhe puna.
Ai ka treguar se tani është duke u përpjekur të gjej veten e tij dhe të jetë i lumtur.
Babai i katër fëmijëve ka thënë:
Unë kam qenë ai që punoja si magazinier. Kam ngarkuar dhe shkarkuar mallra vetëm për të mbështetur familjen që ajo mund të përfundonte studimet.’’
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...