Taksa ndaj mallrave me origjinë nga Serbia është shndërruar në kartën kryesore të partive politike për mbledhjen e votave.
Masa, e cila u bë shkaktare të bllokohet dialogu, futi përçarje brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe AKR, i cili ndau rrugët, shkruan Koha Ditore.
Tani asnjëra prej tyre nuk ka premtuar heqjen e taksës, edhe pse vetëm disa javë më parë shpërndanin ide për suspendimin e saj. Nga propozimi se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë, PDK-ja tani thotë se duhet të mbetet kjo masë.
Edhe LDK-ja, e cila i bënte thirrje Qeverisë të reflektojë karshi kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë, i ka dhënë mbështetje vazhdimit të kësaj mase.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se taksa po shërben për përfitime të poenëve politikë.
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...