Mario Balotelli është në bisedime me klubin brazilian Flamengo.
Kontrata e italianit te Marseille ka skaduar këtë verë duke lënë 28-vjeçarin si një agjent të lirë, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i Flamengos pretendon se klubi i tij është duke punuar shumë në mënyrë për të siguruar shërbimet e ish sulmuesit të Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
“Nuk është lajm më që kur [trajneri Jorge] Jesus arriti, ai kërkoi të transferojmë një tjetër lojtar”, ka thënë fillimisht Landim për Globo Esporte.
“Në këtë rast, Balotelli është një lojtar i mrekullueshëm. Tani për tani ka shumë ujë që duhet të kalojë nën urë”
“Në fakt, ai është i lirë në merkato, por nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj që po e them. Ka pasur kontakt dhe ai ka shfaqur interesim për të luajtur këtu, por bisedimet nuk kanë evoluar që atëherë”, përfundon Landim./arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...