Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, për tre (3) persona dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza, kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjithsej njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste në ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.
Arbresh.info
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...