Grupi i Shoqërisë Civile në Gjakovë përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër do të dorëzohet edhe kontingjenti i dymbëdhjetë i padive për krimet e serbëve të bëra gjatë periudhës së luftës në komunën e Gjakovës.
“Ju njoftojmë se nesër, me datë 01.08.2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dymbëdhjetë (12) të padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte”, thuhet në komunikatë.
Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë – dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.
Tutje thuhet se dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 11:00./Arbresh.info/
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...
Një tjetër dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe ...
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën