Ministri i brendshëm rumun ka dhënë dorëheqje pas vrasjes së dy vajzave adoleshente.
Në Rumani është rritur zemërimi i popullatës pas vrasjes së Alexandra Macesanu, 15 vjeçe dhe Luiza Melencu, 19 vjeçe në qytetin e Carcal, transmeton portali arbresh.info.
Macesanu telefonoi numrin emergjent evropian 112, por autoriteteve iu janë dashur 19 orë për të lokalizuar se ku ndodhej ajo.
E tërë kjo ndodhi për shkak të pamundësisë për të gjurmuar thirrjet e saja dhe sigurimi i urdhrave të kërkimit.

Nicolae Moga, i cili kishte qenë vetëm në post gjashtë ditë, dha dorëheqjen të martën si ministër i brendshëm i Rumanisë.
Hetimet kanë treguar që organet e politizuara të sigurisë publike janë të nën-financuara, staf i vogël dhe të trajnuar pamjaftueshëm, raporton Reuters.
Shefi i policisë së Rumanisë dhe disa zyrtarë të qarqeve tashmë janë larguar nga puna për rastin./arbresh.info/
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...