Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se MPJ është në kontakt me autoritet maqedone për të siguruar lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomorr Morina.
Ztberaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se urdhërarresti politik i Serbisë me të cilin është arrestuar Morina nuk ka asnjë bazë ligjore, shkruan arbresh.info
“Që nga dita e parë e ndalimit, ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës. Ka procedura në Maqedoninë e Veriut qe autoritetet e atjeshme duhet me i ndjek, dhe ne jemi duke komunikuar rregullisht dhe intenzivisht me Shkupin për të shpejtuar lirimin e ish luftetarit te lirisë, Tomor Morina. Urdhër-arrestet politik të Serbisë* kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në lojra politike të Beogradit”, ka shkruar ai.
Këshilltari i Pacollit ka shtuar gjithashtu se besojnë se lirimi i Morinës do të ndodhë shume shpejt.
“Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja. Besojmë në lirimin e shpejt të Tomorit dhe këtu nuk ka dilema. *Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka përfunduar Zyberaj.
Ndryshe ky reagim erdhi pas raportimeve se Serbia po kërkon ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së./Arbresh.info/
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...