Një gjimnazist i vitit të dytë është plagosur me thikë nga shoku i tij, në oborrin e shkollës “Asim Vokshi” në Bajram Curri. Ndërkohë që luanin gjatë pushimit, të rinjtë janë konfliktuar deri në ndeshje fizike mes tyre, ku njëri prej nxënësve ka mbetur i plagosur si pasojë e goditjes me armë të ftohtë nga nxënësi tjetër.
17-vjeçari me iniciale A.I. mësohet se është qëlluar disa herë me thikë në zemër nga bashkëmoshatari. Ai u nis me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i plagosjes është ndaluar nga uniformat blu. Ngjarja e rëndë u dënua nga Ministria e Arsimit, e cila u bëri thirrje autoriteteve që të garantojnë jetët e nxënësve.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, pasi mori informacionin nga Zyra Arsimore Tropojë ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritet, për t’u siguruar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e jetës së nxënësit.
Ndërkohë, me urdhër të Ministres së Arsimit, është nisur menjëherë grupi i inspektimit drejt qytetit të Bajram Currit për të verifikuar ngjarjen e cila ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës, si edhe për të marrë masat e nevojshme ndaj përgjegjësve.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk toleron asnjë veprim që cënon jo vetëm formimin e personalitetit të brezave të rinj, por mbi të gjitha që ndesh në shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut. Ndaj, viti i ri shkollor 2015-2016, është cilësuar nga MAS si viti i luftës pa kompromis kundër dhunës në shkollë”, thuhet në njoftimin e ministrisë./shekulli/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...