Një peshkop ka thënë se homoseksualiteti ekziston për shkak se transferohet në fetus kur një grua bën dhe kënaqet me seks anal.
Peshkopi i bëri këto komente gjatë një fjalimi në qershor para disa njerëzve në Akaki, Qipro. Gjatë fjalimit të tij, peshkopi tha se Shën ‘Porfiros’ – një prift murg i lashtë – e përmendi këtë problem në shkrimet e tij.
Fjalimin e tij mund ta dëgjoni më poshtë:
https://www.facebook.com/Xeroteana/videos/491169918307895/
Siç raportohet nga Cyprus Mail, peshkopi tha: “Është një problem, që zakonisht transmetohet nga prindërit tek fëmijët”.
Ai shtoi se ky “transfer” i homoseksualitetit ndodh kur një çift bën seks përderisa gruaja është shtatzënë dhe seksi është “i panatyrshëm” – duke iu referuar seksit anal, transmeton Gazeta Express.
Peshkopi tha se kur gruaja kënaqet me seksin anal, “krijohet një dëshirë, e cila më pas transmetohet tek foshnja e palindur”. Videoja e publikuar në rrjete sociale, u bë virale me shumë njerëz që kritikuan peshkopin për komentet e tij.
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë