Kafeja është ndër pijet që konsumohen në baza ditore nga një shumicë kosovarësh.
Megjithatë, në temperatura të larta, të cilat do mbizotërojnë kryesisht këtë vit, ekspertët ka rekomanduar të hiqni dorë nga kafeja. Kjo, pasi që pija e apostrofuar, së bashku me alkoolin, mund të shkaktojnë dehidratim.
Në vend të kësaj, ata kanë rekomanduar që në këto ditë të nxehta që po mbizotërojnë në Evropë të konsumohen trangujt, domatja, shalqiri, si dhe sallata të ndryshme.
Krahas ushqimit, profesionistët e fushës shëndetësore kanë lëshuar paralajmërime edhe në kohën se kur duhet ekspozuar diellit. Sipas tyre, është me rëndësi që ekspozimi të mos bëhet përgjatë periudhës kohore 10:00-17:00.
Një paralajmërim i tillë është drejtuar posaçërisht kundrejt grave shtatzëna, fëmijëve, personave të moshuar, si dhe atyre që vuajnë nga sëmundja e zemrës.
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...