Sot në Gllogjan të Pejës u bë shugurimi i Kishës së re “Shën Ndou”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast, veçoi dy kujtime që lidhen me kishën e fshatit Gllogjan.
“Para se të filloj në atë zyrtare, kam dy fjale emocionale. Kur kam qenë fëmijë, kam ardhur të dajët e mi këtu në Jabllanicë, e kur është sëmur ndokush, kam ardhur me gjyshen time, Nënën Azë dëshmore, deri këtu në Kishë, ka qenë një motër e cila ka ofruar shërbime shëndetësore. Pra krejt populli i kësaj krahine, e ka pas një shpresë, se s’ka pas ku me u drejtuar, e kanë ardhur këtu pa dallim besimi… Një ngjarje tjetër që du me nda me ju, ka të bëjë me një dëshmorë, është Nika. Nika u vra në luftë, në mbrojtje të familjes së vet, truallit të vet, të identitetit të vet dhe në varrimin e tij, nderimin e fundit ia ka bë meshtari i kësaj kishe”, tha Haradinaj.
Ai po ashtu u shpreh krenar me historinë e shqiptarëve, të cilët pa dallim feje e vendi, krenohen me Skënderbeun dhe Nënën Terezë.
“Është një liste e gjatë e jetës sonë të përbashkët, në besim, në vlera dhe në identitet. Por ndoshta mese miri këtë e shpjegon fakti, se shqiptari, prej cilësdo krahinë të atdheut tonë autokton, apo në diasporë, sot mburret me Skënderbeun e me Nënën Terezë. Ky fakt na bënë me besu, jo vetëm që kemi me ec drejtë rrugës tonë, me ruajt vetën, ashtu siç kemi ditë qindra vjet, por edhe do ta nderojmë familjen e madhe evropiane, euroatlantike, si anëtar i familjes”, tha Haradinaj.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...