Haradinaj përballet me ministrat e PDK-së, nuk i ‘dëgjon’ propozimet e tyre

14:55 | 26 Korrik 2019
M. A.

Ka filluar mbledhja e Qeverisë e cila është duke u udhëhequr nga kryeministri në largim i cili ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ramush Haradinaj kërkon që t’i dërgohet pyetje Gjykatës Kushtetuese se a mund të bëhet vakum qeverisës apo të vazhdoj detyrën si qeveri në largim deri në ardhjen e një qeverie të re.

Ideja e tij u kundërshtua nga ministrat e PDK-së të cilët kërkuan që qeveria në largim të vazhdoj dhe të marr vendime për temat që janë më urgjente.

Por, Haradinaj e kundërshtoi këtë ide duke thënë se nuk e dinë rëndësinë e temave se cila është urgjente e cila jo.

Si përfundim, Haradinaj kërkoi t’i dërgohet pyetje Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar situatën e krijuar brenda ekzekutivit./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale