Tre shpërthime kanë tronditur kryeqytetin afgan të Kabulit, duke vrarë një total prej 12 personave dhe plagosur dhjetëra të tjerë, sipas zyrtarëve.
Shpërthimi i parë kishte për cak një autobus që po barte punonjës qeveritarë në lindje të Kabulit, këtu pesë persona humbën jetën e dhjetë të tjerë u plagosën, transmeton portali arbresh.info.
“Së pari një bombë magnetike ngjitur në një minibus shpërtheu, pastaj një bombardues vetëvrasës shpërtheu pranë vendndodhjes së sulmit me autobus dhe shpërthimi i tretë ndodhi kur një makinë u hodh në erë nga militantët e panjohur”, tha Nasrat Rahimi nga Ministria e Brendshme.
Autobusi i takonte ministrisë së minierave dhe naftës, tha Rahimi, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të ngrihej.
Shpërthimi i dytë vetëvrasës vrau të paktën shtatë vetë dhe plagosi 20 të tjerë, thanë zyrtarët. Nuk kishte viktima në shpërthimin e tretë, sipas ministrisë së brendshme.
Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë për një nga shpërthimet në Kabul, por mohoi përfshirjen në dy sulmet e tjera.
Grupi i armatosur ka vazhduar të nisë sulme të përditshme, kryesisht duke synuar forcat e sigurisë, madje edhe gjatë mbajtjes së negociatave me Shtetet e Bashkuara, që synonin përfundimin e luftës 18-vjeçare./Arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...