Sipas një burimi nga ushtria e Sudanit, disa forca sudaneze janë tërhequr pjesërisht nga zonat që ishin vendosur në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Kolonel Waddah al-Dabeesh, një zëdhënës i ushtrisë së Jemenit, tha për AA se forcat sudaneze që morën pjesë në frontin ushtarak të Bregut Perëndimor u tërhoqën nga tre zona ku ata ishin vendosur.
Ai shpjegoi se disa forca ushtarake të Jemenit u rivendosën në zona për të zëvendësuar forcat sudaneze.
Tërheqja e forcave sudaneze erdhi pas një tërheqjeje të hershme dhe të pjesshme nga të njëjtat zona të forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Sudani ka qenë i përfshirë në luftën e Jemenit si pjesë e koalicionit të udhëhequr saudit që filloi në mars të vitit 2015.
Sudani nuk njoftoi numrin e trupave që morën pjesë në luftë, por më herët afirmoi gatishmërinë për të dërguar 6.000 trupa ushtarake në Jemen.
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...