Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, zgjedhje duan edhe Lidhaj Demokratike e Kosovës. Kështu tha sot nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri, i cili përgënjeshtroi zërat për marrjen e pozitës së kryeministrit nga ana e tij.
Emri ju përmend por shpejtoi që ta përgënjeshtrojë, mundësinë për kryeministër potencial e ka hedhur poshtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai i quajti spekulime të gjithë zërat që aludojnë në diçka të tillë.
Emërimi i të parit të qeverisë sipas tij, duhet të bëhet vetëm me zgjedhje.
“Në asnjë mënyrë dhe asnjë formë nuk duhet me leju qevri pa legjitimitet se edhe ashtu ne qe 15 muaj kemi kërkuar zgjedhje të hershme, jo në këtë formë që kanë ardhur, por tashmë kjo është fakt”, ka thënë Haziri për Klan Kosova.
Haziri gjithashtu tha se me 3 gusht do të ketë manifestim solemn ku edhe do të nxirren organet e reja që do të marrin mandatet e reja për të udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...