Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Ramush Haradinaj, sipas ligjit tashmë duhet të quhet ish-kryeministër.
Hasani, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë e ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese për personat që japin dorëheqje të parevokueshme.
“Kur deklaron se ‘po jap dorëheqje të parevokueshme’, ajo dorëheqje është pa kthim… Haradinaj nuk mund ta quajë vetën kryeministër në dorëheqje, apo qeveri në dorëheqje”.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se në momentin që jep dorëheqje kryeministri, ai nuk mund të nënshkruaj më vendime.
“Ai mund të qëndrojë në zyre nëse është e zyre e mirë për t’u flladitur, por juridikisht nuk kanë kompetenca tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se me mocion mosbesimi situata do të ishte ndryshe.
“Qeveria dhe Kryeministri do të ishin në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit”, tha ai./Telegrafi/
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...