MPJ reagon për ndalimi e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoni

15:05 | 24 Korrik 2019
M. A.

Pak orë pas arrestimit të ish- ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia, ka reaguar Ministria e Jashtme e Kosovës.Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka theksuar se janë në kontakt me autoritetet maqedonase për këtë rast, raporton Gazeta Blic.Reagimi i plotë:

Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë sê Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës.Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falenderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale