Autoritetet gjermane bënë të ditur se është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.
Sipas Byrosë Federale Gjermane të Statistikave, rreth 17,3 milionë njerëz jetojnë vetëm në vend, që do të thotë se vitin e kaluar në Gjermani një në pesë persona jeton vetëm.
Që nga ribashkimi i vendit në vitin 1991, numri i familjeve me një anëtar është rritur 46%.
Ndër arsyet e rritjes së numrit të të vetmuarve janë të rinjtë që largohen nga shtëpia e prindërve, martesat në një moshë të vonshme apo fare si dhe shkurorëzimet e shumta.
Gjithashtu, një nga arsyet është problemi i plakjes, sepse në Gjermani ekziston një numër në rritje i të moshuarve që jetojnë vetëm.
Sipas të dhënave, një arsye tjetër është numri i konsiderueshëm i qytetarëve që nuk kanë partnerë.
Në vitin 2019, në Gjermani janë regjistruar 64,7% e meshkujve të pamartuar nën 49 vjeç, ndërsa numri i grave në këtë grupmoshë ishte 35,3%.
“Bëhet fjalë për njerëz që janë plotësisht të kënaqur me jetën e tyre dhe nuk duan të kenë një partner”, thotë raporton Byroja Federale Gjermane e Statistikave.
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë