Të gjithë ata që nuk mund ta nisin mëngjesin pa kafe, vazhdojnë të marrin lajme të mira sepse kafeja sjell shumë përfitime, ndër to; përmirëson funksionimin e trurit, ndikon në shkëlqimin e lëkurës dhe mirëmbajtjen e saj.
Më poshtë rendisim tri përfitime të mëdha nga kafeja:
Aroma e kafesë ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.
Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit: Për të mbështetur këtë ekziston një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.
Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pijnë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan