Katër persona, pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme të Kosovë janë arrestuar për posedim të drogës në Prizren.
Sipas policisë, dy shqiptarë të Kosovës, një boshnjak dhe një turk, u arrestuan pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike 0.94 gram të llojit kokainë.
Ata posedonin po ashtu edhe 0.30 gram të llojit marihuanë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Kohët e fundit, pothuajse nuk ka ditë që në raportet e policisë, të mos njoftohet për kapjen e personave në Prizren, të cilët posedojnë sasi të ndryshme të substancave narkotike
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...