Kalaja e Himarës vetëm para pak ditësh ra pre e parrullave antishqiptare.
Këto mbishkrime “Himara, tokë greke”, “Kacifas i pavdekshëm”, tanimë janë fshirë nga muret e kalasë së Himarës.

Mirëmbajtësit e monumeteve të Kulturës thonë se janë marrë të gjitha masat që fenomeni i ndodhur të mos përsëritet, ndërsa theksojnë se këto mbishkrime janë bërë nga fëmijët e zonës.

Xhebro:Sëbashku me punonjësit e drejtorisë dhe të organeve të pushtetit këtu në Himarë, erdhëm direkt, bëm fshirjen e këtyre dhe morëm masat e duhura që asnjë parrullë që ishte shkruar të mos dukej.
Janë fëmijë që vijnë dhe shkruajnë. Ndoshta edhe ndonjëri i ka mësuar që të shkruajnë. Sepse tani që i kanë marrë pushimet fëmijët, tanmi janë bërë edhe këto shkrimet.

Ibrahim Xhebro thotë se dhe po merren masa për shtimin e sigurisë në mënyrë që të mos ndodhin më raste të tilla.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...