Juventusi është duke u përpjekur ta shfrytëzojë në maksimum situatën e Mauri Icardin duke ia ofruar Interit të riun Moise Kean dhe 20 milionë euro në shkëmbim të argjentinasit.
Icardi u largua nga kampi stërvitor i Interit pas dakordimit të përbashkët dhe u kthye në Milano për t’u stërvitur i vetëm. Argjentinasi është i zemëruar se Antonio Conte nuk e ka përdorur as në stërvitjet taktike me skuadrën, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse Atletico Madridi, Napoli dhe Roma kanë shfaqur interesim, Icardi e ka bërë të qartë se e dëshiron vetëm Juventusin.
Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, shkoi në Ibiza javën e kaluar për të biseduar me menaxheren dhe bashkëshorten e Icardit, Wanda Nara.
Interi dëshiron ta shesë patjetër sulmuesin dhe i ka vënë një çmim prej 60 milionë euro, por Juve nuk është e gatshme ta paguajë këtë shumë prandaj po shikon mënyra të tjera.
Kampioni italian është i gatshëm ta ofrojë sulmuesin Moise Kean dhe 20 milionë euro për Icardin.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës