Ish-Komandanti i UÇK’së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka konfirmuar për Express se nuk do të shkojë të mërkurën e ardhshme në Hagë për të dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ka thënë se intervistimi është shtyrë për javën e parafundit të korrikut.
“E kam pas datën e intervistimit në Hagë me të 17’tin, po tash e kam me 22 korrik. Realisht e kam formalize marrëveshjen me avokatin, dhe me kërkesë timen është shtyrë data e intervistimit”, ka thënë Buja.
Ditë më parë se Shukri Buja është i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
“Po, jam i ftuar nga Gjykata Speciale. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kam marrë pardje për paraqitje në Hagë më 17 korrik”, kishte thënë Buja, për Express.
Shukri Buja ka qenë njëri prej udhëheqësve kryesor për Nerodime.
Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.
Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...