Artan Nimani i cili nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është zgjedhuri rektor i Universitetit të Gjakovës, ka njoftuar miqtë, dashamirët, bashkëpartiakët e qytetarët e Kosovës se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Siç dihet Nimani është larguar nga PDK-ja në qershor të këtij viti menjëherë pasi që është zgjedhur prorektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” më 10 qershor 2019.
Nimani në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka falendëruar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dhe kryetarin e Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqën pë rrugëtimin e përbashkët dhe sukseset e PDK-së.
Postimi i plotë i tij:
Përshëndetje miq!
Sot, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, në mënyrë demokratike më besoj pozitën e Rektorit të Universitetit.
U jam falenderues dhe zotohem që do të punoj me përkushtim për të ngritur dhe avancuar këtë tempull të dijes!
Falenderoj studentët dhe stafin e UGJFA-së, për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë, për të rrugëtuar së bashku në katër vitet e ardhshme!
Gjithashtu, faleminderit kolegëve nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen e dhënë për t’i hyrë garës!
Jam i nderuar që isha pjesë e strukturave të PDK-së, që bashkëpunuam për shumë vite në të gjitha nivelet e organizimit, me subjektin që dha shumë për vendin dhe kombin.
Falenderoj kryetarin Veseli dhe Beqa për mirëkuptim, me rastin e dorëheqjes nga momenti i zgjedhjes sime Prorektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Nga ajo kohë, unë me tërë qenien time jam fokusuar në zhvillimin dhe menaxhimin e Universitetit. Do të vazhdoj deri më 1 tetor, kur zyrtarisht pranoj obligimet e reja në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.
Na priftë e mbara!
Faleminderit!
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...