Ish-ministri i MTI-së, Bajram Hasani ka reaguar lidhur me padinë që ka iniciuar kjo ministri ndaj tij, për shkak të borxhit që kishte marrë Hasani sa ishte në krye të këtij dikasteri.
Hasani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ish-subjekti të cilit i takonte deri para një jave, Nisma Socialdemokrate ka nisur fushatë të egër ndaj tij si shenjë hakmarrje për largimin e tij nga kjo parti.
Postimi i plotë:
NISMA Socialdemokrate ka nisur një fushatë tejet të egër dhe të ulët ndaj meje si shenjë hakmarrjeje për largimin tim nga kjo parti.
Duke i shfrytëzuar institucionet shtetërore ata po provojnë të më akuzojnë se kinse si kam arsyetuar 2 mijë e 300 euro. E para të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm.
Për këtë i kam dëshmitë të gjitha faturat dhe pagesat janë bërë përmes kartelës bankare.
Këtu nuk ka të bëjë me paradhënie siç pretendohet por pagesa të rregullta të kryera përmes kartelës bankara.
Është shpifje e ulët se unë i paskam marrë këto para.
Fshehja e dëshmive po ashtu është e dënueshme. Unë do t’i padisë për shpifje.
Me përgjegjësi të plotë morale ju
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë