Moti dy ditët e ardhshme do të jetë më stabil dhe intervale me diell, kurse shiu do të rikthehet sërish ditën e diel.
Njoftimi i plotë:
Ditëve në vijim mot më stabil, por më freskët. Ditën e diel sërish shi dhe ftohtë.
10.07.2019 – Pas kalimit të frontit të ftohtë, mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të lartë nga Europa qendrore, që do të kushtëzojnë mot më stabil, me kthjellime, ndërsa masat e ftohta ajrore do të sjellin mot më të freskët.
Nga dita e diel, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen mbi vendin tonë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
11.07 – Në mëngjes ftohtë. Ditën freskët, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
12.07 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
13.07-14.07 – Ditën e shtunë, pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje vransirat do të shtohen. Ditën e diel, kryesisht vranët dhe më ftohtë. Kohëpaskohe me shi, që orëve të mëngjesit mund të jenë më intenzive.
15.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
Pas rënies së temperaturave ditën e sotme, ditëve në vijim gradualisht do të shënojnë rritje, por do të mbesin nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri 13C, ndërsa maksimalet nga 22C deri 26C, e nga dita e diel do të zbresin në 19C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, e nga fundjava do të pësojë rënie.

Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...