Në kuadër të marrëveshjes do të nënshkruhen 4 protokolle të veçanta për blerjen e avionëve, sigurimin e stoqeve të armatimeve, blerjen e raketave me udhëzues dhe instalimin e udhëzimeve dhe sistemeve të drejtimit.
Qeveria e Bullgarisë miratoi blerjen e 8 avionëve luftarakë të tipit F-16 Block 70 për 1.2 miliardë dollarë si pjesë e bisedimeve tregtare me SHBA-të.
Në një deklaratë pas Këshillit të Ministrave u bë e ditur se bisedimet me SHBA-të për rinovimin e avionëve të vendit kanë përfunduar me sukses.
Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov tha se në kuadër të buxhetit të miratuar me SHBA-të do të nënshkruhet një marrëveshje për blerjen e 6 avionëve me vend për një pilot dhe 2 avionëve me vend për dy pilotë. Në kuadër të marrëveshjes do të nënshkruhen 4 protokolle të veçanta për blerjen e avionëve, sigurimin e stoqeve të armatimeve, blerjen e raketave me udhëzues dhe instalimin e udhëzimeve dhe sistemeve të drejtimit.
Karakachanov tha se çmimi i përgjithshëm i flotës u zvogëlua nga 1.4 miliardë dollarë në 1.2 miliardë dollarë falë bisedimeve me SHBA-të. Ai vuri në dukje se nga qeveria amerikane pritet që ajo të investojë 60 milionë dollarë në logjistikë në Bazën Ajrore Graf Ignatievo, ku avionët do të vendosen.
Vendimi i qeverisë është dorëzuar në Komisionin parlamentar të Mbrojtjes dhe pritet të marrë miratimin nga deputetët. Parlamenti bullgar 6 muaj më parë i dha “dritë të gjelbër” qeverisë që të fillojë bisedimet me SHBA-të.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili ka qenë ish-komandanti i Forcave Ajrore, kundërshtoi blerjen e avionëve amerikanë F-16 duke thënë se vendi ka ndërmarrë një iniciativë me shpenzime ekstreme për teknologji të vjetër me pajisje të kufizuar.
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja