Ministria e mbrojtjes e vendit thotë se raketat “të papërdorshme” të bëra në SHBA kurrë nuk kishin për qëllim të kalonin tek ndonjë grup dhe ishin për t’u shkatërruar.
Megjithatë, ato u zbuluan në një kamp në jug të kryeqytetit Tripoli, të përdorura nga forcat besnike ndaj gjeneral Khalifa Haftar.
Forcat e gjeneralit Haftar aktualisht po luftojnë për kontrollin e qytetit. Beteja për Tripolin nisi kur forcat e gjeneralit Haftar filluan një sulm në prill, me qindra të vrarë në muajt që nga ajo kohë.
Katër raketat u zbuluan në qershor, kur forcat besnike ndaj qeverisë së mbështetur nga OKB-ja u futën në kamp, duke nxitur një hetim në Uashington.
Franca pranoi se armët – të cilat mund të përdoreshin kundër tankeve dhe automjeteve të tjera – u përkisnin atyre në një deklaratë të mërkurën.
“Këto armë ishin për mbrojtjen e forcave që ndërmarrin misione të inteligjencës dhe kundër-terrorizmit”, thuhet në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes.
Franca gjithmonë ka mohuar armatosjen e forcave të gjeneralit Haftar, por ka ofruar mbështetje diplomatike.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...