Komuna e Prishtinës ka hedhur poshtë akuzat e ujësjellësit rajonal “Prishtina” pas vërshimeve të fundit në kryeqytet dhe ujërave fekale, duke thënë se ka bërë një sërë investimesh të dukshme për përmirësimin e gjendjes.
“Deklaratat e KRU “Prishtina” rreth investimeve në sistemin e rrjetit të kanalizimit nuk qëndrojnë fare. Komuna e Prishtinës është duke i realizuar të gjitha projektet e investimeve kapitale për vitin 2019 në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik nën pjesë të ndryshme të Prishtinës”, thuhet në reagim.
Komuna e Prishtinës kujton se sanimi dhe mirëmbajtja e kanalizimit fekal është kompetencë e KRU “Prishtina” dhe për këto shërbime kjo kompani inkason të hyra çdo muaj nga qytetarët dhe se Komuna nuk jep leje për kyçje në rrjetin e kanalizimit në territorin e Prishtinës pa pëlqimin paraprak nga KRU “Prishtina”.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës njofton se ka pasur shumë projekte për rregullimin e rrugëve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, e të cilat përfshijnë shumën prej disa milion euro, prej tyre një milion euro vetëm në lagjen “Sofalia” dhe 800 mijë euro në Hajvali./Arbresh.info/
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan