Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.
Ismet Uka, anëtar i sindikatës së Lotarisë së Kosovës, tha se kanë dal në protestën e dytë me kërkesat e njëjta siç është inicimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës , siç është premtuar, pastaj marrja përsipër e Qeverisë të pagave të punëtorëve të Lotarisë, pasi kjo është kompani publike dhe pronarë është qeverisa, pastaj mbulimi i shpenzimeve për qiradhënie.
Punëtorët e Lotarisë kërkuan zgjidhje sa më të shpejt të problemit të tyre, pasi janë në gjendje të rënd ekonomike.
Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.
Siç njoftohet, protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
Edhe javën e kaluar këta punëtorë kanë mbajtur një protestë para Qeverisë/Arbresh.info/

Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?