Komisioni për të drejtat e njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur, ka mirëpritur në një takim delegacionin homologet nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, ka falënderuar komisionin për këtë takim.
“Është kënaqësi e madhe për ne. Tash kemi votuar ligjin për mbrojtjen e fëmijëve kemi pasur një sukses të madh. Ne si komision kemi aktivizuar kontaktin mes Komisionit dhe qytetarëve. Jemi tu kontaktuar me institucionet e tjera. Ne tash edhe pak kemi pushim në Parlament. Jemi tu u mundu që ti zgjidhim sa më parë problemet”, tha Balje.
Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura, ndërsa pas përfundimit dy komisionet do të prononcohen për media./arbresh.info/

Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?