Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Bulqizë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të 4 inspektorëve të pyjeve, që kishin ardhur në zonë për të parë nëse janë prerë pemë.
Personat që kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të inspektoriatit (nga Bulqiza e Tirana) mendohet se janë punëtor në minierat e Bulqizës dhe kanë prerë pyje për të bërë shtylla për trarët e galerive. Për shkak se prerja e pyjeve është e paligjshme, personat e dyshuar kanë shkuar natën për të prerë pemë në malin e Tërnovës.
Nga plumbat e qëlluar nga të dyshuarit, fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë drusore kontrabandë.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë, ndërsa blutë e Bulqizës kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë.
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...