Shërbimi Korrektues i Kosovës reagon rreth lajmit të publikuar në portalin, Indeksonline.net, të titulluar, “Policia me aksion antidrogë në burgun e Dubravës”.
Pas këtij shkrimi, SHKK njofton opinioni publik se gjetjet e substancave të dyshuara narkotike janë bërë nga zyrtaret korrektues të Q.K Dubravë, të cilët pas secilit rast e njoftojnë Policinë e Kosovës për procedurat e mëtutjeshme, me të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë.
Andaj, konstatimi se Polica e Kosovës është duke zhvilluar aksion të antidrogës brenda SHKK-se, nuk qëndron.
SHKK mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi t`i luftoi dukuritë negative përkundër të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohet.
Kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të jetë i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve./arbresh.info
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...