Zëvendëskryeministri njëherit dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, më rastin e 4 korrikut Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ka uruar shtetin mik të Kosovës.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar se Kosova dhe ShBA-të janë aleatë strategjikë, ndërsa popujt tanë sipas tij kanë një lidhje të fortë miqësie.
Postimi i plotë:
Urime 4 Korrikun nga Kosova.
Kosova dhe ShBA-të janë aleatë strategjikë, popujt tanë ka një lidhje të fortë miqësie. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Amerikës do të zgjerohen më tej, ndërsa ne qëndrojmë së bashku si aleatë. Amerika mbetet aleati më i besueshem i Kosovës në rrugën tonë për të konsoliduar shtetin tonë. Urime për ditën e pavarësisë amerikane, ditën që simbolizon edhe lirinë tonë!
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...