Fontelles pritet të zëvendësojë shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila është marrë drejtpërdrejt me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.
Nominimi i tij ka ngjallur shumë reagime në Kosovë nga liderët e vendit.
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha mendon se në detyrën e re Borrell nuk do të përfaqësoj interesat e Spanjës, por 28 vendeve anëtare. Si i tillë, Borell do të zbatoj politikat e përcaktuara nga liderët e 28 Vendeve Anëtare ne mirëbesim.
“Sa i përket emërimit te z. Borell konsideroj se nuk duhet nxituar me gjykime rreth qëndrimeve te z. Borell ne kohen e tij si Ministër i Jashtëm i Spanjës. Aso kohe, qëndrimi e lidershipit te Spanjës ndaj Kosovës ishte i qarte dhe puna e z. Borell ka qenë që të zbatoj këto qëndrime. Ne rolin e tij te ri, si Përfaqësues i Jashtëm i BE-së, z. Borell nuk do te përfaqësoj interesat e Spanjës, por 28 vendeve anëtare. Si i tille, z. Borell do te zbatoj politikat e përcaktuara nga liderët e 28 Vendeve Anëtare ne mirëbesim”, tha ai.
Analisti Shasha, thotë se duhet të rezervojmë gjykimet për të dhe t’i japim mundësinë e merituar.
“Ne ketë drejtim, politikat e BE-se ndaj Kosovës janë të qarta. Kosova ka perspektive të zgjerimit, në harmoni me vende të tjera të rajonit. Detyra e z. Borell do të jetë te gjej mënyra të avancimit të kësaj perspektive. Prandaj, konsideroj se duhet te rezervojmë gjykimin ndaj z. Borell dhe ti japim mundësinë e merituar”.
E ky fakt nuk e ka shqetësuar kryeministrin e Kosovës, Ramush haradinaj i cili dje ka thënë se nuk ka nevojë për panik.
“Nuk duhet të panikojë kurrkush. Ai si ministër i Spanjës ka pasur qëndrimin e tij”, ka thënë Haradinaj për media.
Joseph Borrell Fontelles ka prejardhje nga Spanja dhe duke e ditur që ky vend i përket një grupi të vendeve të BE-së, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, është vënë në dilemë çështja e procesit të dialogut./Arbresh.info/
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan