Instituti Demokratik i Kosovës pritet të mbajë sot një konferencë për media lidhur me veprimet që institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Delegacionin Shtetëror.
Konferenca do të zhvillohet në ora 10:00 në zyrat e KDI-së në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën e dorëzuar më parë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa neneve të Ligjit për Dialog dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror.
“Parashtruesit e kërkesës pretenduan se Ligji i kontestuar, në tërësi, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe në thelb kishin tri pretendime kryesore: (i) përcaktimi dhe ndryshimi i hierarkisë institucionale kushtetuese dhe vendimmarrëse në dialogun me Serbinë; (ii) kompetencat ligjore të delegacionit shtetëror ndërhyjnë drejtpërdrejtë në kompetencat kushtetuese të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, si dhe (iii) dhënia e karakterit lex specialisLigjit të kontestuar”, thuhet në kumtesën e Kushtetueses.
Matoshi i drejtohet opozitës: Feriden s’pe dojnë, a di kush ...
Musliu: Kosova nuk ka nevojë për Feride që heshtin përballë ...
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të dety...
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...