Muaji korrik, ka hyrë me ngritje të temperaturave në Kosovë. E kjo ka ndikuar në përkeqësimin e personave që janë në moshë të shtyrë dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Doktoreshë Drita Peqani – Gashi, në një prononcim për Telegrafin, ka folur se si duhet të kujdesemi për shëndetin gjatë ditëve të nxehta, kur temperatura arrijnë kulmin.
Gashi ka thënë se ngritja e temperaturave ndikon keq te personat që vuajnë nga sëmundjet të mushkërive, sëmundjet reumatike, alergjitë e ndryshme, diabet, etj.
Ajo ka theksuar se numri i personave që kërkojnë ndihmë gjatë këtyre ditëve është rritur por jo shumë, për arsye se ka si duket një vetëdijesim të qytetarëve në raport me shëndetin e tyre.
Më tutje doktoresha ka porositur që personat që rrezikohen për shëndetin e tyre nga temperaturat e larta, t’i reduktojnë daljet në orët e pikut, nga ora 10:00 – 11:00, deri në ora 16:00 – 17:00.
“Nëse e kanë patjetër të dalin, atëherë të kenë kujdes më veshjen e tyre. Të veshin rroba me ngjyra të hapura. Të bartin kapela, syze, etj. Një pjesë tjetër e rëndësishme gjatë këtyre ditëve është kujdesi për ushqimin dhe pijet. Duhet t’i largohen ushqimeve me shumë kalori dhe yndyrëra, dhe të konsumojnë së paku 2 deri në 2.5 litra”, ka sqaruar Peqani – Gashi.
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...
“Kërcet grushti” në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKU...