U bën disa muaj që qytetarët nëpër komunat e Kosovës, nuk kanë marr çertifikatë origjinal, kjo pasi ka pasur mungesë të tyre.
Mirëpo, nga 1 korriku ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pajisur me certifikata të gjendjes civile, të gjitha komunat ku ka pas mungesë të certifikatave.
Kështu thanë në një përgjigje për Telegrafin nga zyra për Komunikim me Publikun të ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
“ARC/MPB të hënën, me 01.07.2019 është pajisur me certifikata të gjendjes civile dhe i ka shpërndarë në të gjitha ZGJC në komuna ku ka pas mungesë të certifikatave, e edhe në ZGJC në Prishtinë”, thanë për Telegrafin, zyrtarë nga zyra për Komunikim me Publikun të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Ndryshe, mungesa e letrave origjinal për certifikata nëpër komunat e Kosovës erdhi si pasojë e anulimit të tenderit të ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...