Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizimi i Federatës së Ragbit në Kosovë, si dhe konkretizimit, konsolidimit dhe promovimit të mëtejmë të këtij sporti në vendin tonë, transmeton portali arbresh.info.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi ambasadorin britanez për bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e tij për sportin e Ragbit dhe shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tutje këtë bashkëpunim, duke synuar që të realizojnë bashkërisht projekte në fusha të ndryshme.
Po ashtu ministri Gashi e uroi ambasadorin për hapjen e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u dëshiroi mbarëvajtje në garat që do të organizohen në këtë sport.
“Sot është një ditë e veçantë për sportin në Kosovës pasi që sot po e zyrtarizojmë Federatën e Ragbit. Ne, si MKRS, do të angazhohemi maksimalisht që ta japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”.
Ndërkaq, amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për krijimin e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur që MKRS po u krijon mundësi të reja sportistëve në Kosovë./arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...