Me këtë rast ushtruesja e detyrës së kryeshefit të IPK-së, Miradie Kelmendi, theksoi se Inspektorati Policor gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës për të siguruar siguri tek qytetarët.
“Kaluan 13 vite, që Inspektorati Policor ka siguruar efekte profesionale, dhe ky është një mision në luftimin e dukurive negative, duke siguruar një polici sipas standardeve Evropiane. Inspektorati Policorë ka arrestuar 59 polic të trafikut rrugorë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e 22 polic kufitar“, bënë të ditur Kelmendi.
Ajo në fund tha se në agjendë ka luftimin e korrupsionit, dhe zotohet se do të eci në hapa të sigurt, sepse ka kapacitet profesional dhe organizativ në sigurinë e shtetit.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në këtë ceremoni u shpreh se kjo ngjarje është me rëndësi, sepse Policia po bënë punën e saj dhe mburret me ta.
“Një ngjarje e tillë si kjo e sotshmja, është me rëndësi. Neve gjithmonë na sheh dikush, për punë tonë, por edhe policia ka parametrat e punë së saj, unë mburrem me Inspektoratin Policor për punën e tyre. Në Kosovë, po ashtu ka institucione të reja e që ne jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin“, u shpreh Haradinaj.
Gjithashtu në këtë ceremoni u nda medalje edhe përfaqësues e ICITAP-it amerikan Kimberly Riffe e cila nga Inspektorati Policor pranoi një mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të IPK-së, për prokurorin, Sylë Hoxha, dhe përfaqësues të tjerë që ndihmuan Inspektoratin Policor.
Vlen të theksohet se misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...