Ismaili tha se dëshiron vetë të jetë i involvuar në mbikëqyrjen e punimeve se si po ecin në këtë spital.“
Këtu ka qenë objekt në gjendje të vështirë dhe shërbimet kanë qenë të tilla për pacientët dhe mjekët, tani do bëhet një renovim i tërësishëm do të sjellë edhe pajisje të reja që do jepen shërbime më të mirë”.
”Vetë erdha ta shoh punën dhe të tregojmë se duam të shohim punët e përfunduara me kohë të moszgjatet me qenë në shërbim të pacientëve dhe më pas do të vazhdojmë me ambulancat specialistike në Gjilan ku besojmë ta rrisim kualitetin e shërbimeve nga ajo që ka qenë do jetë më i mirë për qytetarë dhe personelin shëndetësorë”, tha Ismaili.
Ai tha se shpreson se së shpejti do të vijë për përurimin e objektit të rinovuar.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, u shpreh falënderues ndaj ministrisë për këtë investim që po bëhet në spitalin që e ai e udhëheqë.
“Qëllimi i vizitës së ministrit është me qenë drejtpërdrejtë i informuar se ku ka arritur renovimi i emergjencës që është investim i ministrisë dhe e falënderojmë për këtë vizitë të sotme që dëshiron të jetë i involvuar dhe kryerjen me kohë të investimeve që tani është edhe fluksi më i madh i punës”, tha Hajrullahu
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...